Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka folur për raportet që kanë mbetur pas përfundimit të spektaklit, gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”.
Teksa komentoi marrëdhëniet me ish-banorët, Rogerti u shpreh se me Armir Shahinin nuk mban kontakte, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre nuk ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë së BBV.
Megjithatë, ai ndaloi te një tjetër histori që e konsideron si anën më të bukur të eksperiencës së tij në reality show. Bëhet fjalë për miqësinë mes bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Mirit, e cila, sipas tij, vazhdon edhe sot.
“Është gjëja më e bukur që mund të ketë dalë nga Big-u, miqësia e grave tona. Nuk e di se si janë lidhur ato të dyja, por do Zoti plaken bashkë në miqësi. Janë super korrekte me njëra-tjetrën”, u shpreh ai.I pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse bashkëshortet po përpiqen t’i pajtojnë edhe ata me njëri-tjetrin, Rogerti u përgjigj me humor:“Dy mistreca me dy gra të mira si ato të dyja, vetëm ne na ka ndodhur. I ruajt Zoti gratë tona.”Deklarata e tij është pritur me interes nga ndjekësit e BBV, duke treguar se, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes ish-banorëve, disa miqësi të krijuara falë spektaklit vazhdojnë të mbeten të forta edhe jashtë tij.




