Saturday, August 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Dua t’i shërbej vendit tim”, Stenaldo Mëhilli i futet politikës?

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë e një angazhimi në politikë në të ardhmen. Gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top”, këngëtari u pyet nga moderatorja Lei Kraja nëse e sheh veten pjesë të kësaj fushe, duke qenë se gjatë qëndrimit në BBV kishte treguar interes për politikën.

Stenaldo u shpreh se Shqipëria ka nevojë për liderë që nuk e shohin pushtetin si qëllim në vetvete, por si një përgjegjësi ndaj qytetarëve. Sipas tij, politika duhet të jetë një mision për t’i shërbyer vendit dhe jo një mënyrë për të vendosur interesat personale në plan të parë.

“Unë mendoj që ne kemi nevojë për lidera që nuk u shkon pushteti. Politika nuk është e bukur, është përgjegjësi. Dëshiroj të jap nga vetja dhe besoj se përfaqësimi i shqiptarëve do të ishte një mënyrë për ta bërë këtë”, tha ai.

Më tej, ish-banori i BBV theksoi se vendit i duhen njerëz cilësorë, të cilët kuptojnë se në detyra të rëndësishme prioritet duhet të jenë qytetarët dhe jo vetja. Në fund, ai pranoi se e konsideron seriozisht një angazhim të mundshëm në politikë, pasi beson se ka diçka për të dhënë në këtë drejtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles