Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozaku, ka thyer heshtjen përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë (live) në TikTok, ku i ka dhënë fund thashethemeve që po qarkullojnë së fundmi lidhur me një video ku pretendohej se shihej bashkëshortja e tij, Denisa.
Në pamjet që u bënë me shpejtësi virale në rrjet, të cilat i nxori Medi Iseni, pretendohej se vajza pranë një mashkulli tij ishte partnerja e Kozakut, Denisa.
Përmes një fjalori të prerë dhe pa doreza, Kozaku mohoi kategorikisht se vajza në video është bashkëshortja e tij. Ai u shpreh se po të ishte ajo, nuk do ta kishte problem ta pranonte, por pamjet nuk kanë asnjë lidhje me të.
“S’ka lidhje me Denisën ajo video, se po të ishte Denisa do thosha është Denisa. Ku di gjë unë çfarë ka bërë kur s’ka qenë me mua? Po s’është Denisa! Nuk ka lidhje me Denisën, s’është Denisa. Çdo femër ka bërë gjërat e veta, a me i thënë tash unë ‘çfarë ke bërë kur s’ke qenë me mua?’” — u shpreh ai.
Më tej, Kozaku iu drejtua ndjekësve dhe kritikëve që shpërndanë videon, duke u kërkuar të merren me jetët e tyre private në vend që të shpikin thashetheme për familjen e tij. Ai përdori një ton të ashpër ndaj reagimeve në rrjet, duke nënvizuar se në familjen e tij gjërat janë plotësisht në rregull.
“Shihni motrat e gratë tuaja që i keni në shtëpi, sepse unë jam në rregull me familjen time,” — përmbylli ai reagimin e tij.




