Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si “Cekja i Beratit”, 86 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Hormovë, ku automjeti që ai drejtonte, një Mercedes-Benz, është përplasur me një automjet tip Ford.
Në automjetin tjetër udhëtonte Baba Sheh Hormova, 85 vjeç, kleriku i njohur. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Të dy drejtuesit kanë dalë pa dëmtime nga aksidenti, ndërsa mjetet kanë pësuar vetëm dëme materiale.
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë për përplasjen.




