Sunday, July 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Santiana e ‘vulos’ ndarjen nga Patrisi: Ka përfundu gjithçka

Santiana Maloku ka konfirmuar se lidhja e saj me partnerin, Patrisin, ka marrë fund.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” foli për herë të parë për këtë temë në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu.

E pyetur për planet e saj për pushime, Santiana tregoi se këtë herë do të udhëtojë e vetme ose në shoqërinë e nënës së saj, duke bërë të ditur se tashmë është beqare.

“Unë në pushime shkoj vetë, e dyta veç shkoj me nanën, se single jam”, u shpreh ajo.

Santiana sqaroi gjithashtu se raportimet e mëhershme për lidhjen e saj kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por se situata ndërkohë kishte ndryshuar.

“Lajmet kanë qenë të vërteta në momentin kur i keni publikuar ju, por nuk janë më. Po, ka përfunduar çdo send. Tash jam single”, deklaroi ajo për Prive By Liberta Spahiu.

Me këtë përgjigje, Santiana i dha fund aludimeve të fundit rreth statusit të saj sentimental, duke konfirmuar publikisht ndarjen nga Patrisi.

Në planin profesional, ajo konfirmoi se do jetë pjesë e “Robi plaket kur don vet”, me Robertin, me të cilin po funksionon suksesshëm si tandem prej disa sezonesh tashmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles