Sunday, July 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gjesti u bën thirrje fansave: Ju lutem, mos ejani te shtëpia ime

Këngëtari Gjesti u është drejtuar ndjekësve të tij me një mesazh të hapur, duke u kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes së tij dhe të mos shkojnë për ta takuar në shtëpi.

Përmes një postimi në Instagram, artisti tregoi se e vlerëson jashtëzakonisht shumë dashurinë që merr nga publiku dhe e kupton dëshirën e fansave për ta takuar apo për të realizuar një fotografi me të. Megjithatë, ai theksoi se shtëpia është i vetmi vend ku përpiqet të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi.

“Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi”, shkroi Gjesti, duke sqaruar se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar apo i parespektuar.

Artisti u bëri thirrje fansave që takimet dhe fotografitë t’i lënë për koncertet, eventet dhe vendet publike, ku, siç u shpreh ai, do të ketë plot raste për të kaluar kohë së bashku.

Në fund, Gjesti falënderoi të gjithë ata që e mbështesin, ndërsa kërkoi mirëkuptim për kufijtë e jetës së tij private.

“Faleminderit që më kuptoni dhe që e respektoni privatësinë time dhe të familjes sime. Kjo për mua do të thotë shumë”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles