Thursday, July 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nuk kemi kontakt! Benita zbulon çfarë ka ndodhur me Klodin pas Big Brother

Benita Zena ka folur për herë të parë për raportin aktual me Klodian Mihajn, pas afrimit dhe pëlqimit që shfaqi ndaj tij gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4.

Ish-banorja ka treguar se mes tyre sot nuk ka komunikim, duke sqaruar se qëndrimin e saj brenda shtëpisë e kishte shoqëruar edhe me faktin se Klodi kishte një lidhje jashtë programit.

“Nuk kemi kontakte. Gjithmonë e kam thënë brenda Big Brother se Klodi e ka një lidhje jashtë dhe nuk dua t’i prish punë në asnjë mënyrë”, është shprehur Benita.

Ajo ka shtuar se pas përfundimit të spektaklit kanë ndodhur shumë zhvillime dhe secili ka vazhduar jetën e tij.

Ndërkohë, Klodian Mihaj aktualisht është në një lidhje me Elijona Binakajn, e cila gjithashtu ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles