Thursday, July 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kriset miqësia e Gjestit dhe Gimbos? Reagimi i fundit vendos pikat mbi “i”

Dyshimet për një krisje të raportit mes Gjestit dhe DJ Gimbos duket se kanë marrë fund, pasi dy artistët janë shfaqur sërish së bashku pas disa javësh mungesë në daljet publike.

Mungesa e paraqitjeve të përbashkëta kishte nxitur spekulime te fansat për një largim të mundshëm mes dy miqve dhe bashkëpunëtorëve, të njohur për afërsinë dhe projektet e tyre të përbashkëta.

Megjithatë, dyshja ka zgjedhur t’u përgjigjet aludimeve me një paraqitje të re së bashku. Para koncertit të fundit në Shëngjin, Gjesti publikoi në rrjetet sociale një fotografi me DJ Gimbon, ku të dy shfaqen të buzëqeshur.

Momenti ka qetësuar fansat, duke konfirmuar se raporti mes tyre vijon të jetë i mirë dhe se bashkëpunimi artistik mbetet i pandryshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles