Përsa i përket kësaj situate, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi ka bërë një reagim tejet të fortë dhe pa doreza në rrjetet sociale.
Enxhi ka shpërthyer hapur ndaj asaj që ajo e konsideron si një hipokrizi të madhe shoqërore, ku nga njëra anë vendi përballet me vështirësi të shumta dhe nga ana tjetër ekziston një entuziazëm i madh për të marrë pjesë në një koncert luksoz të paguar me paratë e taksapaguesve, e madje nga fondet e emergjencave.
Përmes një mesazhi në Instastory, ajo ka goditur drejtpërdrejt apatinë dhe mungesën e reagimit apo dinjitetit kolektiv nga ana e qytetarëve.
Ajo ka shkruar fjalë për fjalë në reagimin e saj:
“Po mire me falni e po pak respekt keni per veten ? 4 milion e ca euro nga leket e emergjences dhe ju hidheni per Kanye? Po jashte shtetit se shihnit dot e nje here te vetme ne jeten tuaj te tregonit pak dinjitet dhe vetedije kolektive? Jo eeee me siguri dy kenge i dinit Kanyes .
Mos u merzisni kur ju thone dele pastaj dhe pyesni pak se ndoshta disave aty akoma su kane dhene shtepite e termeteve! E kur tiu bjere zjarri ne vere e permbytjet ne vjeshte se mos beni gek mek! E kur te madherishmit e te plotfuqishmit tiu vene kemben ne fyt me fort se mos beni ze! Sust!”






