Mes mijëra fansave që mbushën stadiumin për koncertin e Kanye West, aktori turk Burak Tozkoparan u pa duke shijuar atmosferën dhe nuk munguan fotot me fansat shqiptarë. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mënyra se si disa media shqiptare e kthyen praninë e tij në një nga “lajmet” kryesore të mbrëmjes.
Një gazetare shqiptare madje ndau me humor një foto me aktorin, duke shkruar: “Came looking for Kanye, found Burak instead 😉🇹🇷”, duke lënë të kuptohet se, edhe pse shkoi për koncertin e Kanye West, përfundoi duke takuar yllin e serialeve turke.
Në fund, ndërsa Kanye elektrizoi skenën, Buraku dhe një foto spontane arritën të pushtonin titujt e portaleve shqiptare.





