Monday, July 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Shumë mirënjohje…”, Egli Tako kujton bashkëpunimin e parë me Olsi Bylykun

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku gjatë një bisede të hapur ka treguar pjekuri dhe një konsideratë të lartë për fillimet e karrierës së saj muzikore.

Gjatë emisionit, Egli u pyet në lidhje me bashkëpunimin e saj të parë dhe mjaft të suksesshëm muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka pasur një histori dashurie prej 5 vitesh.

Egli u shpreh se ai projekt mbetet shumë i rëndësishëm për të, duke treguar se do të flasë gjithmonë me vlerësim për atë mundësi:

“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë,” tha Egli. “Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lançojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit. Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, ku do që ishin… Shumë mirënjohje ndaj projektit dhe artistit në fjalë gjithashtu.”

Ky reagim tregon se përtej ndarjes dhe rrugëve të tyre të ndryshme në jetë, Egli ruan një vlerësim të pastër profesional për bashkëpunimin që i hapi dyert në muzikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles