Këngëtari i njohur shqiptar Klajdi Haruni i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni madhështore të organizuar mbrëmjen e kaluar.
Dasma mblodhi së bashku familjarë, miq të afërt dhe shumë emra të njohur të skenës shqiptare, duke u kthyer në një nga eventet më të komentuara të momentit. Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të përzgjedhur nga çifti, mes tyre Artjola Toska dhe Ervis Behari, të cilët krijuan një mbrëmje plot emocion dhe energji.
Megjithatë, ajo që është vënë re nga ndjekësit ka qenë mungesa e Flori Mumajesit, të paktën në videot dhe materialet e publikuara deri më tani. Ende nuk dihet nëse artisti ka qenë i pranishëm në dasmë apo jo.
Interesi për emrin e Flori Mumajesit lidhet edhe me një deklaratë të mëparshme të bashkëshortes së Klajdit, Orgesës, e cila në një intervistë kishte zbuluar se Flori do të ishte një nga këngëtarët që do të performonte në dasmën e tyre.
“Flori do të jetë mes këngëtarëve që do të performojnë në dasmë”, ishte shprehur ajo në atë kohë, një deklaratë që ngjalli menjëherë interes tek publiku.




