Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ciljeta hap albumin e kujtimeve dhe bëhet emocionale: Koha ndryshon fytyrën, por jo shpirtin

Ciljeta ka hapur albumet e vjetra të fotografive dhe ka ndarë me ndjekësit disa nga kujtimet më të veçanta të fëmijërisë së saj.

Krahas imazheve, këngëtarja ka publikuar edhe një mesazh prekës, ku reflekton mbi rrugëtimin e jetës dhe ndryshimet që sjell koha. “Kur shoh këto fotografi, kuptoj se koha ndryshon fytyrën, por jo shpirtin”, shkruan ajo, duke theksuar se vajza e vogël që ëndërronte pa frikë jeton ende brenda gruas që është sot.

Nga një fëmijëri e thjeshtë, te skenat, sfidat dhe përgjegjësitë e jetës, Ciljeta shprehet se ka mbetur po ajo vajzë që beson se jeta duhet jetuar me zemër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles