Wednesday, May 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Viti i parë pa xhaxhain e i pesti pa motrën e nënën! Elijona Binakaj viziton varret e familjarëve për Bajram: Festa nuk është si dikur, gëzuar atje në parajsë

Me rastin e Kurban Bajramit, finalistja e “Big Brother Vip Kosova 4” Elijona Binakaj ka vizituar varrin e mamasë, motrës dhe xhaxhait të saj.

Përmes një dedikimi rrëqethës të bërë në Instagramin e saj, Elijona shkruan se ky është Bajrami i parë pa xhaxhain e saj dhe i pestë pa motrën e mamanë.

Duke theksuar se festa pa ata nuk do jetë më kurrë si më parë, finalistja e “BBVK4” nënvizoi se ajo do të jetojë me kujtimet që kanë lënë pas të dashurit e zemrës së saj, ndërsa iu uron atyre Kurban Bajramin.

“Bajrami i parë pa axhin. E prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë. Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time. Na mungoni pafund… Gëzuar Bajramin atje në parajsë” shkruan Elijona krah fotos së publikuar në profilin e saj.

Viti i parë pa xhaxhain e i pesti pa motrën e nënën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles