Kejsi, ish-bashkëshortja e Stresit, ka tërhequr vëmendjen në rrjet me postimet e saj të fundit. Bukuroshja ka publikuar disa foto sensuale në Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese dhe elegante në të zeza, ndërsa në sfond dëgjohet një këngë e ish-partnerit të saj.
Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë nisur menjëherë aludimet për një “mesazh” të mundshëm ndaj Stresit. Edhe pse dyshja i kanë dhënë fund prej kohësh lidhjes së tyre, duket se emrat e tyre vazhdojnë të komentohen sa herë që njëri prej tyre bën lëvizje në rrjetet sociale.





