Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘Kush e do më shumë babin’, përgjigja e Poit merr zemrat e rrjetit

Sara Hoxha ishte e ftuara e radhës në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, por me sa duket, plani për një intervistë të zakonshme mori një kthesë krejt tjetër. Ajo që rrëmbeu plotësisht vëmendjen e kamerave dhe të publikut nuk ishte vetë influencerja e njohur, por një hyrje surprizë në studio: vajza e saj e adhurueshme, Poem Blu. Vogëlushja iu bashkua panelit për pak minuta dhe e ktheu gjithçka në një shou spontan, duke dëshmuar se karizmën dhe prezencën para kamerave i ka tërësisht gjenetike.

​Binjakët e njohur të ekranit, gjithmonë të gatshëm për ngacmime, nuk e humbën rastin t’i bënin Poit ato pyetjet tipike që gjithmonë i vendosin fëmijët në një mini-siklet. Por Poem nuk është një fëmijë i zakonshëm. Kur Donaldi e pyeti me kuriozitet “Kush e do më shumë babin?”, zgjuarsia e saj shkëlqeu menjëherë. Me një pafajësi dhe shpejtësi që i la të gjithë të befasuar, ajo u përgjigj: “Unë dhe mami”.

​Por, spektakli i vërtetë nuk mbaroi aty. Kur Donaldi vazhdoi lojën me pyetjen e radhës “Kush e do më shumë mamin?”, përgjigjja e saj epike dhe e menjëhershme “Unë dhe babi”, shkaktoi të qeshura të pafundme në studio. Vetë Sara nuk e fshehu dot entuziazmin dhe shpërtheu në të qeshura së bashku me vëllezërit Veshaj. Ky fragment ka bërë xhiron e rrjetit në një kohë rekord dhe po komentohet pafundësisht nga ndjekësit.

Në një tjetër moment, Sara i thotë Poit se ajo duhet t’ia shpjegojë Ledrit daljen në emision për të cilën ai nuk është në dijeni. ‘Jo duhesh ti sepse emisioni është i yti’, shprehet Poi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles