Konkurrimi i 25 vendeve për të fituar finalen e madhe të Eurovizion 2026 u shndërrua në një garë të fortë e plot tensione mes vendeve konkurruese, në veçanti vendit fitues Bullgarisë dhe Izraelit. Ndërsa “Nân””e Alisit e cila “pushtoi” zemrat e të gjithëve nuk arriti të renditej dot në top 10 e këtij edicioni të festivalit të madh europian, pasi kënga u e cila u vlerësua me 145 pikë në total siguroi vendin e 13-të.
Numri i votave mes vendeve të top 10 ishte në luhatje derisa në minutat e fundit “Bangaranga” u vlerësua si kënga më e mirë dhe më shumë e votuara për tekstin dhe performancën e dhuruar nga këngëtarja bullgare e muzikës pop Dara.
27-vjeçarja kryesoi votat si të publikut ashtu edhe të jurisë me një përfundim të papritur, duke spostuar Izraelin në vendin e dytë dhe Rumaninë në vendin e tretë, pasi arriti të siguronte një shifër marramendëse prej 516 pikësh.
Ndërsa mendohet se kënga e Darës nuk ishte më favoritja e kësaj këtij edicioni por ajo që ia siguroi fitoren këngëtares bullgare ishte koreografia e ndërlikuar në skenën e madhe të Eurovizionit dhe refreni i këngës që arriti të kapte vëmendjen e të gjithëve dhe viralitet në rrjet.
Ndërkohë, kënga drithëruese e artistit shqiptar Alis, ndonëse rrëmbeu zemrat e të gjithëve të cilët e pritën me duartrokitje dhe brohoritje performancën, u spostua në vendin e 13-të pasi siguroi në total 145 pikë.
Edhe pse ishte një këngë e cila rrëqethi jo vetëm shqiptarët por dhe të huajt, Alisi pavarësisht performancës së tij të zjarrtë në skenën e madhe të Eurovizionit nuk arriti të siguronte dot një vend në top 10 e këngëve të këtij edicioni.




