Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Të ndihmojmë ‘Mikin’ e Liqenit Artificial/ Pas kostumit fshihet një gjysh plot halle, vajza e Niko Peleshit hap GoFundMe

Të gjithë, qoftë edhe vetëm një herë, jemi ndalur te Liqeni Artificial dhe kemi parë “Mikin” që përqafon fëmijët, buzëqesh, bën foto dhe sjell gëzim. Për të vegjlit ai është thjesht personazhi i tyre i dashur, por pas atij kostumi fshihet historia e një gjyshi që jeta nuk e ka kursyer.

Rrudhat në fytyrën e tij tregojnë peshën e viteve, lodhjen dhe sakrificat. Megjithatë, çdo ditë ai vishet me kostumin e Mickey Mouse dhe del mes njerëzve për të siguruar të ardhura, duke fshehur pas buzëqeshjes dhimbjen dhe vështirësitë e jetës. Në vapë apo të ftohtë, ai vazhdon të qëndrojë aty, duke u falur lumturi fëmijëve që e përqafojnë pa e ditur historinë që mbart mbi supe.

Figura e tij nuk ka kaluar pa prekur zemrat e qytetarëve, ndërsa së fundmi edhe vajza e politikanit dhe kyretarit të Kuvendit, Niko Peleshit,  Aleksia Peleshi ka ndërmarrë një nismë për ta ndihmuar këtë të moshuar që çdo ditë zgjedh të shpërndajë gëzim, edhe pse vetë përballet me vështirësi.

E prekur nga historia e tij, ajo ka bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje, që gjyshi pas kostumit të “Mikit” të ndiejë se nuk është i harruar. Ajo ka hapur një llogari në GoFundMe me qëllim që të mbledhë sado pak të ardhura dhe ti sjellë gëzim këtij njeriu që gjithmonë transmeton lumturi te të tjerët.

“Të gjithë të ndihmojmë ‘Mikin’ e Liqenit

Llogaria ne Gofundme

“Le t’ja tregojmë mirënjohjen tonë këtij njeriu që, edhe në vështirësi, zgjedh të shpërndajë lumturi tek të tjerët. Le ta ndihmojmë së bashku që të ketë pak më shumë qetësi, pak më shumë siguri dhe të ndiejë se njerëzit nuk e kanë harruar. Çdo kontribut, sado i vogël, ka vlerë të madhe. Edhe nëse nuk mund të dhuroni, ju lutem shpërndajeni sa më shumë. Zoti i ruajttë e ua lehtësoftë barrën të moshuarve tanë”, shkruan ajo ndër të tjera. (LINKU I GOFUNDME PËR ATA QË DUAN TË KONTRIBUOJNË)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles