Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Atlantik, mbështetje e rëndësishme për “Beauty Fair Albania”

“Beauty Fair Albania” shpreh mirënjohjen e saj për partneritetin me Atlantik, një nga kompanitë e njohura të sigurimeve në Shqipëri, e cila edhe në edicionin e 8-të mbështet këtë event të rëndësishëm kushtuar industrisë së bukurisë, estetikës dhe sipërmarrjes.

Me një eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar të sigurimeve, Atlantik është kthyer në një emër të besueshëm për individët dhe bizneset, duke ofruar shërbime profesionale dhe zgjidhje të sigurta në fusha të ndryshme të sigurimeve. Përkushtimi ndaj korrektësisë, sigurisë dhe mbështetjes së klientëve e bën kompaninë një partner të rëndësishëm në zhvillimin e komunitetit të biznesit në vend.

Partneriteti me “Beauty Fair Albania” vjen si një mbështetje konkrete për promovimin e eventeve profesionale që bashkojnë kompani, marka dhe profesionistë të industrisë beauty & wellness, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi.

“Beauty Fair Albania” vlerëson besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Atlantik, një kompani që kontribuon në forcimin e standardeve profesionale dhe në mbështetjen e iniciativave që promovojnë sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles