“Beauty Fair Albania” shpreh kënaqësinë e veçantë për rikthimin e Delice Floral Design si partner në edicionin e 8-të të këtij eventi të rëndësishëm për industrinë e bukurisë dhe estetikës në Shqipëri.
Me një identitet të fortë estetik dhe një qasje të rafinuar në artin floral, Delice Floral Design sjell edhe këtë vit një dimension të veçantë vizual dhe emocional në event, me krijime të kuruara me kujdes dhe shije artistike.
Dekori mban firmën artistike të Endri Plaku, i cili me kreativitetin e tij sjell kompozime florale që ndërthurin elegancën, modernitetin dhe harmoninë vizuale. Bashkëpunimi mes Delice Floral Design dhe Endri Plaku krijon një identitet unik dekorativ, duke i dhënë “Beauty Fair Albania” një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
Ky rikthim si partner konfirmon edhe një herë besimin dhe marrëdhënien e qëndrueshme mes “Beauty Fair Albania” dhe Delice Floral Design, duke vënë në pah rëndësinë e estetikës dhe detajit në suksesin e një eventi të këtij niveli.




