“Beauty Fair Albania” shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për partneritetin me AUDIO VISUAL STORE, një kompani e specializuar në zgjidhje audio, video, ndriçim dhe teknologji eventesh, e cila edhe në edicionin e 8-të kontribuon në realizimin profesional të eventit.
Me eksperiencë në shërbime teknike për evente, organizim skenik, ndriçim profesional, pajisje audio-vizuale dhe zgjidhje kreative për prodhime dhe aktivitete, AUDIO VISUAL STORE ka një rol kyç në garantimin e cilësisë dhe standardit teknik të “Beauty Fair Albania”.
Bashkëpunimi me këtë kompani përfaqëson rëndësinë e teknologjisë dhe produksionit profesional në suksesin e eventeve të mëdha, duke krijuar një eksperiencë vizuale dhe skenike të nivelit të lartë për pjesëmarrësit dhe publikun.
“Beauty Fair Albania” vlerëson maksimalisht angazhimin, korrektësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të AUDIO VISUAL STORE, një partner që kontribuon drejtpërdrejt në realizimin e një organizimi dinamik dhe bashkëkohor.





