Edhe këtë vit, ashtu si në çdo edicion të mëparshëm, Henri Gjata ishte partner i rëndësishëm i Beauty Fair Albania 2026, duke sjellë elegancën, kreativitetin dhe stilin e tij unik në imazhet zyrtare të panairit më të madh të bukurisë në Shqipëri.
Me profesionalizmin dhe “dorën magjike” që e karakterizon, Henri realizoi look-et e modeleve dhe protagonisteve të këtij edicioni, duke i dhënë panairit një identitet artistik modern, glamuroz dhe plot finesë. Çdo detaj i makeup-it u konceptua për të reflektuar trendet më të fundit ndërkombëtare, por edhe për të nxjerrë në pah bukurinë natyrale dhe individualitetin e secilit imazh.
Bashkëpunimi i tij me Beauty Fair Albania tashmë është kthyer në një traditë suksesi, ku arti i makeup-it takohet me botën e modës, estetikës dhe inovacionit. Prezenca e Henri Gjatës si partner artistik i eventit ka kontribuar ndër vite në ngritjen e standardeve profesionale të industrisë së bukurisë në Shqipëri.
Edicioni i 8-të i Beauty Fair Albania 2026 solli sërish emrat më të njohur të beauty industry, trende, demonstrime live dhe eksperienca unike për profesionistët dhe publikun, ndërsa touch-i artistik i Henri Gjatës mbeti një nga elementët më të spikatur vizualë të këtij organizimi.





