Wednesday, May 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Artisti i flokëve “Flori Hair Style” partner i Beauty Fair Albania 2026, panairit më të madh të bukurisë në vend

Flori Hair Style është partner i Beauty Fair Albania 2026, panairit më të madh të bukurisë në Shqipëri, i mbajtur për tre ditë me radhë në Pallati i Kongreseve.

I njohur për stilin modern, kreativitetin dhe profesionalizmin në hairstyling, Flori Hair Style u bë pjesë e këtij eventi prestigjioz, duke sjellë trendet më të fundit dhe elegancën që karakterizon punën e tij.

Beauty Fair Albania 2026 mblodhi së bashku markat më të njohura të industrisë së bukurisë, profesionistë, artistë dhe ekspertë të estetikës, ndërsa prezenca e Flori Hair Style si partner i panairit i dha edhe më shumë vlerë dhe stil këtij organizimi.

Gjatë tre ditëve të eventit, vizitorët patën mundësinë të ndjekin nga afër prezantime, demonstrime live dhe risitë më të fundit nga bota e beauty-t, duke e kthyer Beauty Fair Albania 2026 në qendrën më të madhe të bukurisë dhe inovacionit në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles