Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Siguri dhe profesionalizëm, VIP Security rikthehet si partner në Beauty Fair Albania 2026

VIP Security rikthehet si partner zyrtar edhe në këtë edicion të Beauty Fair Albania 2026, duke garantuar standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes gjatë gjithë zhvillimit të eventit.

Me eksperiencë të gjerë në fushën e sigurisë fizike dhe teknologjike, VIP Security ofron shërbime të specializuara për objekte publike dhe private, si dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Në kuadër të bashkëpunimit me Beauty Fair Albania 2026, kompania mbulon një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Sigurimin e objekteve publike dhe private
Mbrojtjen e personave fizikë dhe VIP
Instalimin e sistemeve të vëzhgimit dhe CCTV
Sisteme alarmi kundër vjedhjes dhe zjarrit
Akses kontrolli dhe radiokomunikim
Konsulencë dhe analizë sigurie
Instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve inteligjente
Zgjidhje në fushën e IT, AI dhe sigurisë kibernetike

VIP Security operon gjithashtu në import-eksport, tregtim dhe instalim të pajisjeve të sigurisë, telekomunikacionit dhe sistemeve elektronike, si dhe ofron trajnime dhe certifikime profesionale në fushën e sigurisë dhe teknologjisë.

Rikthimi i VIP Security në Beauty Fair Albania 2026 garanton një ambient të sigurt, të kontrolluar dhe profesional për të gjithë pjesëmarrësit, ekspozuesit dhe vizitorët e eventit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles