Panos Art Design and Media është partner kreativ i Beauty Fair Albania 2026, duke sjellë një qasje moderne, të drejtpërdrejtë dhe të guximshme në fushën e dizajnit dhe komunikimit vizual.
Me një filozofi të veçantë dhe të thjeshtë, Panos Art do ju ndihmojë në përmirësimin e imazhit të markave, duke transformuar ide të thjeshta në identitete vizuale më profesionale, më të forta dhe më të dallueshme.
Në kuadër të bashkëpunimit me Beauty Fair Albania 2026, kompania kontribuon në:
Dizajn grafik dhe krijim identiteti vizual
Branding për evente dhe ekspozues
Materiale promocionale dhe reklamuese
Koncepte kreative për komunikim vizual
Përmirësim dhe zhvillim të imazhit të markave pjesëmarrëse
Pjesëmarrja e Panos Art Design and Media në Beauty Fair Albania 2026 sjell një energji të re kreative, duke ndihmuar në krijimin e një identiteti vizual më të fuqishëm dhe më modern për eventin dhe partnerët e tij.





