Sunday, June 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Poland Pavion vjen me BasicLab, Chantal, Madonia dhe risinë e kozmetikës polake në BFA 2026

“Poland Pavion” është shndërruar në një nga hapësirat më të veçanta të panairit, duke sjellë në Shqipëri disa nga markat dhe kompanitë më të rëndësishme të industrisë kozmetike, dermokozmetike dhe farmaceutike polake. Pavioni përfaqëson një kombinim të inovacionit shkencor, formulimeve moderne dhe eksperiencës shumëvjeçare në sektorin e bukurisë dhe kujdesit personal.

Një nga emrat më të spikatur është “BasicLab”, një brand europian skincare-i që ndërthur shkencën me filozofinë moderne të bukurisë. I krijuar nga ekspertë me background farmaceutik dhe kozmetik, “BasicLab” fokusohet në produkte të bazuara në prova shkencore dhe përbërës aktivë në koncentrime optimale, duke garantuar siguri, efektivitet dhe rezultate të dukshme. Sot, kompania ofron mbi 250 produkte për kujdesin e fytyrës, trupit dhe flokëve, duke u renditur ndër emrat më të besuar të dermokozmetikës polake.

Në pavion prezantohet gjithashtu edhe “Chantal”, kompani me mbi 37 vite eksperiencë në prodhimin e kozmetikës profesionale për kujdesin, ngjyrosjen dhe stilimin e flokëve. Me laboratorët e saj dhe praninë në mbi 30 vende të botës, “Chantal” sjell linja profesionale të dedikuara për sallone bukurie, farmaci dhe tregun retail, duke kombinuar formulimet inovative me standarde të larta sigurie.

Një tjetër brand i pranishëm është “Madonia”, e fokusuar në kujdesin për fëmijët përmes produkteve me formula të buta, të sigurta dhe aroma të këndshme, duke e kthyer rutinën e përditshme në një eksperiencë komode dhe argëtuese për më të vegjlit.

Pjesë e rëndësishme e “Poland Pavion” është edhe “NaturLine”, një koncept modern dhe ekologjik i produkteve të prodhuara nga fibra natyrale, plotësisht të kompostueshme dhe miqësore me mjedisin. Linja ofron peshqirë profesionalë për flokë dhe trup, si edhe produkte për trajtime estetike dhe skincare, të cilat kombinojnë efikasitetin me përgjegjësinë ndaj ambientit. Produktet e “NaturLine” janë krijuar për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për alternativa të qëndrueshme në sallonet e bukurisë dhe spa-të moderne.

Ndërkohë, “Red Pharma Laboratories Polska S.A.” prezanton ekspertizën e saj në fushën farmaceutike dhe dermokozmetike. Kompania specializohet në zhvillimin e produkteve dermatologjike, pajisjeve mjekësore, suplementeve ushqimore dhe formulimeve probiotike, të bazuara në standarde të certifikuara GMP, HACCP dhe ISO. Produktet e saj fokusohen veçanërisht në trajtimin dhe kujdesin ndaj problemeve të ndryshme të lëkurës, si dermatiti atopik dhe psoriaza.

Në të njëjtën linjë inovacioni prezantohet edhe “Scandia Cosmetics”, një kompani me mbi 35 vite eksperiencë në industrinë kozmetike. E specializuar në prodhimin kontraktues, kompania sjell formulime moderne dhe të avancuara, përfshirë produkte me SPF, mikro-kapsula dhe teknologji të reja për kujdesin e përditshëm të lëkurës. Përveç zhvillimit dhe prodhimit të produkteve, “Scandia Cosmetics” ofron shërbime të plota nga konceptimi i formulës deri te mbështetja në marketing dhe prodhimi final.

“Poland Pavion” në “Beauty Fair Albania” përfaqëson kështu një panoramë të plotë të industrisë moderne kozmetike polake, duke sjellë në tregun shqiptar standarde të larta cilësie, inovacioni dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Vizitorët mund ta gjejnë pavionin në stendën 44, në katin e parë të Pallati i Kongreseve, gjatë të tre ditëve të panairit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles