Bukuria moderne ka tashmë adresën e saj në “Beauty Fair Albania 2026”. Në zemër të panairit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, BBPharma prezantohet në Stendën 10 me pesë brand-e që sjellin risi, cilësi dhe kujdes profesional për çdo detaj të bukurisë.
Nga skincare i avancuar te trajtimet profesionale për flokët dhe makeup-i elegant italian, BBPharma ka krijuar një hapësirë ku çdo produkt flet për standard, efikasitet dhe përkujdesje reale. Në këtë stendë prezantohen Marie Fresh, Farmavita, 6.Zero dhe Jvone, emra që ndërthurin formulat moderne me nevojat e përditshme të konsumatorëve.
Marie Fresh Cosmetics sjell filozofinë e bukurisë që lind nga natyra dhe mbështetet nga shkenca, me produkte të pasura me përbërës natyralë dhe formulime të zhvilluara për lëkurë të shëndetshme dhe të balancuar. Ndërkohë, Farmavita dhe 6.Zero prezantojnë zgjidhje profesionale për kujdesin dhe trajtimin e flokëve, duke kombinuar teknologjinë moderne me performancë të lartë për rezultate të dukshme.
Pjesë e këtij rrugëtimi bukurie është edhe Jvone Milano, brand-i që sjell elegancën italiane në makeup, me produkte të krijuara për një pamje moderne, të sofistikuar dhe afatgjatë.
BBPharma nuk vjen thjesht si një ekspozues në panair, por si një koncept i plotë dedikuar kujdesit personal dhe bukurisë profesionale. Stenda 10 është kthyer në një nga ndalesat më interesante të “Beauty Fair Albania 2026”, duke tërhequr vizitorë, profesionistë dhe të apasionuar pas trendeve më të reja të industrisë beauty.




