Malbora Gurra është përjashtuar nga reality show “Ferma VIP 3”, në një zhvillim që ka tërhequr vëmendje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pas daljes nga programi, ish-konkurrentja ka bërë një reagim publik në llogarinë e saj në Instagram, ku ka falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë qëndrimit të saj në format.
Në mesazhin e saj, Gurra ka lënë të kuptohet se vendimi për t’i dhënë fund eksperiencës nuk ka ardhur si pasojë e një situate të imponuar, por si një zgjedhje personale. Ajo shprehet se pas rreth 40 ditësh pjesëmarrje në “Ferma VIP 3”, ka vendosur të mbyllë këtë rrugëtim, të cilin e përshkruan si të rëndësishëm dhe me përvoja të veçanta.
“për arsye të mira”, shkruan ajo në reagim, duke shtuar se këto arsye do t’i bëjë publike në një moment të dytë. Njëkohësisht, ajo thekson mirënjohjen ndaj ndjekësve dhe përkrahësve të saj, të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Në deklaratën e saj, Malbora nënvizon gjithashtu se mënyra e përfundimit të një bashkëpunimi dhe vendimet e tilla mbeten gjithmonë personale, duke lënë të hapur hapësirë për interpretime mbi rrethanat e largimit të saj.




