Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Tragjedia në Durrës, përlotet Agron Llakaj: Shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe

Agron Llakaj nuk i ka mbajtur dot lotët në “Top Story” teksa foli për aksidentin tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën dhe një i tretë u plagos rëndë.

Aktori i njohur ka drithëruar me fjalët e tij, ku u shpreh se ne jemi një shoqëri rrugaçe, ku të fortët sundojnë dhe bëjnë ligjin.

“Për mua është një karambol shpirtëror. Ndoshta mund të vija në studion tënde dhe të qeshnim. Por kjo është një klithmë për të gjithë shoqërinë. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët. Zoti i forcoftë. Duhet të pësosh në jetë që të kuptosh se çfarë është dhimbja.

Ne kemi një shprehje që thuhet ‘larg nga evlati’. Kemi parë fëmijë që përcjellin prindin, por që prindërit të përcjellin fëmijët e tyre, kjo është klithmë. Ne si shoqëri harrojmë shpejt. Këtu është problemi i thelbit të shoqërisë.

Ne jemi një shoqëri e paedukuar, një shoqëri rrugaçe. Çfarëdo që ndodhte diçka e tillë, do ndodhte. Mendoj se sot udhëheqin të fortët. Ata kanë të drejtën absolute të futen ku të duan, sa të duan… Tirana nuk të le të ecësh më shumë se 40 km/h.

Thjesht mbajmë sytë nga ekrani, veshët diku për të mësuar viktimën e radhës. Mendoj se është një problem pak më tepër sesa për ta folur dhe për ta bërë. Klithma ime është e jashtëzakonshme, por janë ato vargjet e Migjenit: Ah që s’kam një grusht të fortë që ti bie malit’. Unë kujt ti bie?

Ne na mungon dashuria e njeriut për njeriun. Mua më duket se ky krim, me atë heshtjen tonë, jemi bashkëautorë në krim. Unë jam prind, jam gjysh. Mezi pres mëngjesin që ata engjëj të mi të më thonë: ‘Mirëmëngjes gjysh, ditë të mbarë’.

Dhimbja është njësi relative. Por te kjo, klithma është pak. Iu përgjigja ftesës pa menduar se mund të jem adapti për të bërë një analizë, pavarësisht se roli që kam në ekran na bën të përcjellim mesazhe. Jemi një shoqëri Facebook-u, TikTok-u…

Po rrisim një brez, mbase e ekzagjeroj, një brez i rrezikshëm. I shoh dhe them: ‘Oh Zot, a kanë familje këta, a kanë prindër?’. Ata shohin modele që i forti sundon.

Dëgjova Erion Braçen që tha se është krim. Po është krim, do dënohet ai dhe për x vite do dalë ai. Edhe dënimi i tij nuk ka vlerë. Çfarëdo që të jetë. Burgim i përjetshëm, do ta mbajmë me bukë. Çfarë?”, tha Llakaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles