Pas festës së shumëkomentuar “gender reveal” në Ksamil, ku u zbulua se janë në pritje të një djali, surprizat për Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj nuk kanë të ndalur.
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe pamje të tjera nga eventi, ku duket se çifti po hedh një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e tyre: drejt martesës.
Krenari shihet i ulur në gjunjë përballë Endit, me një unazë në dorë, duke i bërë një propozim romantik për martesë. Një moment i mbushur me emocione dhe përgjigjja? Sigurisht që ishte “Po”!
Megjithatë, pavarësisht entuziazmit dhe reagimeve të shumta në rrjet, çifti nuk ka reaguar ende publikisht për këto lajme të ëmbla, duke lënë fansat në pritje të një konfirmimi nga vetë ata.
Kështu, për Endin dhe Krenarin, kjo periudhë duket se është ndër më të bukurat: në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe njëkohësisht duke kurorëzuar dashurinë me një hap të madh drejt altarit.





