Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ola ka pëlqim, por Adi jo!” Ish-fermerja zbulon dëshirën e artistit nga Kosova: Kam diskutuar me të, ai do të martohet me…

Ish-fermerja Fairfax ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Living Day”, ku komentoi marrëdhënien mes Fabjolës dhe Adionit, një raport që është mjaft i përfolur si brenda ashtu edhe jashtë fermës.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se Adioni duket ende i lidhur emocionalisht me një vajzë jashtë fermës, duke shtuar se këtë fakt ai e ka pranuar edhe vetë. Po ashtu  Fairfax u shpreh se ai kishte edhe plane për martesë.

Sa i përket Fabjolës, ish-fermerja theksoi se e sheh atë shumë më të përfshirë në këtë marrëdhënie, duke nënvizuar se ndjenjat e saj për Adionin duken të sinqerta dhe të thella.

Pjesë nga biseda:

Fairfax: Unë mendoj që Ola ka një pëlqim, Adi jo. Unë e kam pasur vetë një diskutim me Adin dhe është shprehur për gocën që ai ka jashtë, se donte të martohej me të. Dhe unë i thashë në dasmë, domethënë ishallah po na fton të vijmë në dasmë të hedhim lekë. Jam e sigurt që s’ka asnjë lloj pëlqimi. Ola është yll, gocë e bukur, e zgjuar, s’ke si mos ta pëlqesh. Por, kur e ke zemrën diku tjetër…

Lahe: Pra, Adioni është i dashuruar me një vajzë jashtë ferme?

Fairfax: Po, me një vajzë që ka qenë i lidhur. Dhe ajo nuk do të jetë më me të e këtij i ka ngel si peng.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles