Një kapitull i ri dhe plot emocione ka nisur për Vesel Kurtishaj, ish-fitues i Big Brother Albania 8, i cili shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmi i bukur është konfirmuar nga partnerja e tij, Rrezja, e cila ndau me ndjekësit një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar për herë të parë shtatzëninë. Krahas imazhit, ajo shkroi:
“Në epokën time si nënë”, një mesazh i thjeshtë, por plot emocion.
Ky moment i veçantë vjen vetëm pak javë pas një tjetër ngjarjeje të rëndësishme për çiftin. Muajin e kaluar, ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni tradicionale të mbajtur në Prizren.
Në një periudhë shumë të shkurtër, çifti ka përjetuar dy nga momentet më të rëndësishme të jetës: martesën dhe pritjen e fëmijës së parë, një fazë e mbushur me dashuri, emocione dhe plane për të ardhmen






