Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pasi Keijsi e tha publikisht që janë ndarë, vjen reagimi i parë nga Ina

Pas ndarjes së saj nga Keijsi Hyseni, Ina ka fshirë të gjitha fotot dhe kujtimet me ish-partnerin nga rrjetet sociale dhe të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin online. Një lëvizje që tregon qartë përfundimin e lidhjes dhe ka surprizuar fansat e çiftit.

Kujtojmë që dje, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Keijsi Hyseni, deklaroi publikisht në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron në Top Albania Radio se nuk është më në një lidhje romantike me Inën:

“Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie… Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit. Nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit.”

Ai shtoi gjithashtu se ndarja ka ndodhur së fundmi, disa ditë më parë:

“Pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë, e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy. Nuk është se erdhi nga njëra palë apo tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles