Wednesday, June 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Motra e Mateos bën thirrje për Brikenën: Ma çoni nusen në finale

Finalja e shumëpritur e spektaklit Big Brother VIP Albania do të zhvillohet më 18 prill, duke shënuar kulmin e një edicioni plot emocione, dinamika dhe surpriza. Ndërkohë, gara për finalistin e parë është bërë edhe më e fortë, pasi në nominim kokë më kokë janë dy prej banoreve më të komentuara të këtij sezoni: Seli dhe Brikena.

Në prag të këtij momenti vendimtar, vëmendjen e ka marrë edhe një reagim publik nga motra e Mateos, e cila ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për mbështetje ndaj Brikenës. Me një mesazh të thjeshtë, por domethënës, ajo i është drejtuar publikut me fjalët: “Ma çoni nusen në finale”, duke nxitur fansat që të votojnë për të.

Kujtojmë se Mateo dhe Brikena janë në një lidhje romantike brenda shtëpisë, një marrëdhënie që nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Çifti ka kaluar nëpër ulje dhe ngritje, duke u përballur me debate dhe momente tensioni, por gjithashtu ka treguar edhe afrimitet dhe ndjenja të forta për njëri-tjetrin.

Pavarësisht sfidave, ajo që bie në sy është mbështetja e vazhdueshme nga familjarët, të cilët duket se e përkrahin këtë lidhje dhe rrugëtimin e Brikenës në lojë. Tashmë mbetet në dorën e publikut të vendosë se kush do të jetë finalisti i parë që do të sigurojë një vend në natën finale të 18 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles