Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, është bërë pjesë e një momenti jo të zakonshëm dhe shumë “New York style”, duke kaluar kohë me reperin dhe kuzhinierin e njohur Action Bronson, ku në fokus ishte, ushqimi shqiptar.
Në një takim që ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, Mamdani u pa duke provuar pjata tradicionale shqiptare të përgatitura nga vetë Bronson, i cili prej kohësh njihet për lidhjen e tij të fortë me kuzhinën dhe rrënjët e tij shqiptare.
Ky moment nuk ishte vetëm një degustim i thjeshtë ushqimi, por edhe një ndërthurje e kulturës, politikës dhe identitetit. Përmes gatimeve, Bronson solli një pjesë të Shqipërisë në zemër të New York-ut, duke i prezantuar kryetarit shije autentike që lidhen me trashëgiminë shqiptare.





