Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Pse bre ka hyrë pa mua, s’më ka pritur do hynim bashkë”, momenti kur Gimbo mëson live në studio se Gjesti ndodhet në burg

Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e informoi DJ Gimbën për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjestin. Ai i tregoi se reperi ka qenë i përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.

Lajmi e befasoi DJ Gimbën, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.

“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.

Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles