Mënyra se si e nisni mëngjesin ka ndikim të drejtpërdrejtë në energjinë dhe produktivitetin tuaj gjatë gjithë ditës. Ekspertët e gjumit dhe specialistët e zakoneve të shëndetshme theksojnë se disa gabime të zakonshme mund ta bëjnë ditën më pak produktive. Ja cilat janë 7 gabimet më të zakonshme që duhet të shmangni:
Mos e fikni alarmin e orës – Sa herë e fikni alarmin për t’u kthyer sërish në gjumë, hyni në një cikël gjumi të papërfunduar, duke u zgjuar më të lodhur.
Mos qëndroni shtirë në shtrat – Shtrijuni krahët dhe këmbët menjëherë pas zgjimit për të rritur ndjenjën e sigurisë dhe lumturisë gjatë ditës.
Mos hapni e-mailin menjëherë – Shihni e-mailin më vonë, përqendrohuni në veprime produktive që e vendosin ditën në rrugën e duhur.
Rregulloni shtratin – Një zakon i thjeshtë që ndihmon në strukturimin e ditës dhe përmirëson produktivitetin.
Shmangni konsumimin e kafesë menjëherë pas zgjimit – Trupi prodhon kortizol natyralisht për energji; konsumi i kafesë para orës 9:30 mund të ulë këtë efekt.
Mos u çoni në errësirë – Drita është çelësi për rregullimin e orës së brendshme të trupit. Hapni perdet ose ndizni një dritë nëse jashtë është ende errësirë.
Krijoni zakone të qarta – Përqendrohuni në rutinën mëngjesore për të ruajtur energjinë dhe vullnetin për pjesën tjetër të ditës.
Ekspertët theksojnë se një mëngjes i strukturuar mirë ndikon pozitivisht në produktivitet, energji dhe mirëqenie psikologjike gjatë gjithë ditës.




