Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Videoja virale e puthjes në Paris, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj thyejnë heshtjen me të njëjtin njoftim

Prej disa ditësh, rrjeti po “zien” nga një video virale ku dy këngëtarët e njohur, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, u kapën mat duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë në një club në Paris.

Pas publikimit të atyre pamjeve, dyshja zgjodhi heshtjen absolute, duke mos bërë asnjë reagim, sqarim apo qoftë edhe një postim të thjeshtë në rrjetet e tyre sociale.

Por së fundmi, të dy artistët kanë thyer heshtjen duke bërë saktësisht të njëjtin paralajmërim për ndjekësit e tyre. Nga postimet e publikuara shihet se Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj do të jenë të ftuarit specialë për të performuar në qytetin e Elbasan më 13 mars, pikërisht për koncertin e madh të “Natës së Verës”, një ditë para festës tradicionale të Dita e Verës.

Ky njoftim ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve dhe mediave rozë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse dyshja do të bëjë ndonjë reagim lidhur me videon që po qarkullon në rrjet, apo nëse do t’i shohim duke performuar krah njëri-tjetrit në skenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles