Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nuk preku finalen, reagojnë familjarët e Benitës: Kishim informacione të sigurta se do “digjej” për Hygertën

Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Big Brother VIP Kosova, nuk ka munguar një reagim i menjëhershëm nga familja e Benita Zena.

Fillimisht, pak para se të shpalleshin finalistët, në InstaStory u publikua një mesazh ku shkruhej: “Çdo votë e kemi faktike”, duke lënë të kuptohej se ata kishin bindjen se mbështetja e publikut ishte në anën e Benitës.

Mirëpo, pasi në finale u shpall Hygerta Sako ndërsa Benita mbeti jashtë garës, reagimi u ashpërsua.

Në një tjetër story u publikua deklarata: “Këtë story e kemi bërë rreth 40 minuta më herët që me iu tregu që votat i kemi faktike pavarësisht që kemi marr informacione të sigurta që Benita ose Klodi do të djegën për Hygertën! Por produksioni prapë vazhdojmë me dëshirën e vet që ishte Hygerta”, një mesazh që u interpretua si akuzë për manipulim rezultatesh.

Familjarët publikuan edhe një postim në profilin e saj, ku shkruhej: “Falemindetit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, por votat dhe faktet i kemi! Definitivisht është marri”, duke e bërë të qartë pakënaqësinë e tyre për rezultatin final të gjysmëfinales.

Benita, e konsideruar një nga banoret më të zëshme dhe më të komentuara të këtij edicioni, nuk arriti të siguronte një vend në finale, duke u eliminuar së bashku me Dolce dhe motrat Aurora Rrusta dhe Suanita Rrusta. Situata mbetet e hapur për reagime të tjera, ndërsa publiku pret të shohë nëse produksioni do të japë një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles