Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Arbana Osmani merr Romirin dhe Akilin nga “Portokallia”, gati t’i bashkohen “Ferma Vip”?

Romir Zalla dhe Akil Varfi janë dy nga emrat e parë që po përfliten si të konfirmuar për t’u bërë pjesë e Ferma VIP 3.

Akili ka spikatur në skenën e Portokalli dhe së fundmi është shfaqur edhe në filmin Loja e fundit.

Pjesëmarrja e tij në reality show duket se ka ardhur me një sakrificë profesionale. Gjatë mbledhjes së parë të kastit të “Portokallisë” për sezonin e ri, Revista Bordo zbulon se Akili ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit. Ai u ka bërë të ditur kolegëve se arsyeja lidhet drejtpërdrejt me angazhimin e tij në “Ferma VIP 3”, e cila pritet të nisë transmetimin gjatë muajit mars.

Me zbulimin e këtyre emrave, pritshmëritë për edicionin e ri janë rritur ndjeshëm. Mbetet për t’u parë se çfarë dinamike do të sjellë Akil Varfi në fermë dhe si do të përshtatet ai nga skena e humorit në sfidat e një reality show.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles