Egli ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale pasi ka publikuar një foto me mbishkrimin romantik “Para 3 orësh në një darkë romantike pranë detit… një natë që do e mbaj mend gjatë”.
Megjithatë, ndjekësit më të vëmendshëm kanë vënë re se pamja e postuar duket më shumë si një panoramë idilike dhe e kuruar, sesa një moment real nga një darkë romantike.
Me këtë foto, Egli duket se ka zgjedhur të provokojë dhe njëkohësisht të argëtojë ndjekësit e saj, duke lënë të hapur interpretimin mes fantazisë dhe realitetit.




