Mbrëmjen e djeshme, një situatë e tensionuar ka ndodhur brenda shtëpisë teksa banorët po përgatiteshin për të fjetur.
Ajo që nisi si një shaka nga ana e Mateos, i cili i ka tërhequr jorganin Rogertit, përfundoi në një incident fizik ku ky i fundit është rrëzuar në tokë.
Ky veprim ka ndezur menjëherë debate të ashpra, duke u cilësuar nga fansat dhe familjarët e Rogertit jo vetëm si presion psikologjik, por edhe si dhunë e mirëfilltë fizike.
Reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehen se “loja nuk bëhet duke lënduar tjetrin” dhe paralajmërojnë se ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda nëse nuk do të ishte ndërprerë në kohë.
Në një reagim zyrtar, familjarët e Rogertit kanë dënuar ashpër sjelljen e Mateos me mesazhin e prerë:
“DHUNA FIZIKE NUK DUHET TË KALOJË!”.





