Pas zhurmës së madhe që shkaktoi festa e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duket se publiku ka parë vetëm gjysmën e historisë. Spektakli i sotëm vjen me një premtim të madh nga produksioni: transmetimin e pamjeve që nuk u dhanë në kohë reale. Nata ka zhvillime që regjia ka vendosur t’i nxjerrë pikërisht për këtë mbrëmje “Prime”, duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”.
Në qendër të vëmendjes është padyshim raporti mes Klodit dhe Benitës. Kimia, ose tensioni mes tyre, ka qenë kryefjala e komenteve në rrjet gjatë 48 orëve të fundit, por sonte do të kuptohet se çfarë ka ndodhur fiks pas fikjes së dritave të festës.
Ajo që e bën situatën edhe më intriguese janë zërat që kanë qarkulluar, sipas të cilëve Benita ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore pas festës të mërkurën mbrëma, duke u përballur me të vjella që kanë kërkuar asistencë.
A lidhen këto probleme shëndetësore me konsumin e alkoolit, apo me ndonjë situatë tjetër stresuese që mund të ketë ndodhur me Klodin? Kjo mbetet për t’u parë.
Videot e pa transmetuara pritet të hedhin dritë mbi çdo detaj, duke sqaruar përfundimisht nëse kemi të bëjmë me një teprim momental apo me një dinamikë të re dhe të papritur mes banorëve.





