Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 solli surpriza të reja për publikun, teksa në shtëpinë më të famshme në vend u futën dy motra, të cilat pritet të trazojnë dinamikat e lojës.
Suanita dhe Aurora Rrusta, nga Drenica janë banoret më të reja të këtij edicioni, duke hyrë në garë me një format të veçantë. Edhe pse janë dy persona, ato garojnë si një konkurrent i vetëm, ndërsa bashkërisht kanë në dispozicion vetëm një biletë fati.
Suanita është këngëtare dhe shënon një rikthim të shumëpritur në skenën muzikore pas gjashtë vitesh mungesë, ndërsa motra e saj, Aurora, ushtron profesionin e influencueses në rrjetet sociale
Hyrja e dy motrave ka ngjallur kureshtje të madhe te banorët dhe publiku, pasi bashkëjetesa, strategjia dhe vendimmarrja e përbashkët pritet të sjellë dinamika interesante dhe situata të paparashikueshme brenda shtëpisë.





