Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Mehdi Malkaj: Viti më i bukur i jetës sime, djali s’është më përdorues droge

Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin Nowme moderatoren Erla Mëhilli. Ai ka ndarë me publikun një nga momentet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar vitin që sapo lamë pas si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Ndryshe nga pritshmëritë që lidhen me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, arsyeja e këtij vlerësimi është personale dhe shumë e fortë: djali i tij ka arritur të heqë dorë nga droga pas shumë vitesh beteje. Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

“Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për një arsye shumë të fortë: unë kam dy fëmijë, djalë edhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më. Nëse e urren dikë shumë, mos e mallko kurrë “të pafsha fëmijët të përdorin drogë”. Kam vite të tëra që kam luftuar, familja… Nëse ke një gjë të tillë kështu, nuk ka asnjëherë shtëpi…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles