Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Shuhet në moshën 91-vjeçare legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot, gruaja që frymëzoi dhe u kthye në një seks-simbol

Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze e cila u kthye në një seks-simbol ndërkombëtar përpara se t’i kthente shpinën filmit për t’iu përkushtuar të drejtave të kafshëve, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Lajmi i trishtë për ndarjen e saj nga jeta erdhi përmes një njoftimi zyrtar nga fondacioni që mban emrin e saj.

“Fondacioni Brigitte Bardot njofton me trishtim të thellë vdekjen e themelueses dhe presidentes së saj, Brigitte Bardot, një aktore dhe këngëtare me famë ndërkombëtare, e cila zgjodhi të braktiste një karrierë të shquar për t’i kushtuar jetën dhe energjinë e saj mbrojtjes së kafshëve dhe Fondacionit të saj”, thuhej në një deklaratë dërguar Agence France-Presse, pa dhënë datën ose vendin e vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles