Mbrojtësi shtatlartë i Përfaqësueses së Kosovës, Ismajl Beka, ka shënuar golin më të rëndësishëm të jetës së tij, por kësaj radhe jashtë fushës së blertë.
Futbollisti i njohur i ka dhënë fund beqarisë mbrëmë në një ceremoni madhështore të organizuar në Prishtinë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me personin e zemrës, Bulëzën.
Pamjet e para nga kjo natë magjike janë ndarë nga fotografi i njohur, Norik Uka. Në videot dhe fotot e publikuara, çifti shihen duke shkëlqyer pranë njëri-tjetrit – Ismajli tejet elegant me kostum të zi, ndërsa nusja, Bulëza, dukej përrallore me fustanin e bardhë të nusërisë.





