Edhe pak ditë na ndajnë nga një mbrëmje magjike që bashkon profesionistët e industrisë së bukurisë në një atmosferë festive, plot energji pozitive, kreativitet dhe bashkëpunim.
Nën organizimin e Paula Ramadanit, themeluese e PAULAR Studio, Shop & Academy, BeautyXmas 2025 vjen si një event unik që mbledh artistë grimi, parukierë, estetistë, profesionistë të thonjve dhe distributorë të produkteve profesionale, për të festuar fundvitin së bashku dhe për të ndarë pasionin për bukurinë.
Ky event është më shumë se një festë – është një hapësirë ku talenti takohet me mundësitë, ku krijohen lidhje të reja profesionale dhe ku edukimi dhe inspirimi ecin paralelisht. Të pranishmit do të përjetojnë prezantime nga marka të njohura, aktivitete interaktive, shpërblime dhe momente të veçanta që nxisin zhvillimin dhe bashkëpunimin në industrinë e bukurisë.
Surprizat dhe dhuratat do ta bëjnë këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme, ashtu siç i ka hije një feste fundviti!
Dhjetori shënon nisjen e edicionit të parë të BeautyXmas, një traditë që synon të kthehet në një pikë takimi të përvitshme për profesionistët e bukurisë.
📍 MyFair
📅 21 Dhjetor
Biletat janë tashmë në shpërndarje – rezervoni vendin tuaj dhe bëhuni pjesë e një nate që do t’i japë më shumë shkëlqim festave tuaja ✨🎄




