Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sot u mbajt Kënga Magjike, Ana një yll i skenës, e ëma e pret mes përqafimesh dhe lotësh

Sot u zhvillua nata e parë e “Kënga Magjike” dhe në skenë ndodhi një nga momentet më të ëmbla të mbrëmjes.

Anna, vajza e Ardit Gjebreas, prezantoi përkrah babait të saj, duke sjellë një energji të pastër dhe një kimi që vetëm një lidhje babë–bijë mund ta transmetojë.

Gjatë spektaklit, Anna surprizoi publikun edhe me një performancë personale: ajo këndoi një këngë që e kishte shkruar vetë, duke treguar talentin dhe ndjeshmërinë e saj artistike.

Pas këtij momenti të veçantë, në prapaskenë e priste nëna e saj. Mes një përqafimi të ngrohtë, Anna nuk i fshehu dot emocionet dhe lotët e gëzimit, ndërsa nëna e saj rrezatonte krenari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles