Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Më zgjodhi kur merrja 800 mijë rrogë”, Turjan Hysko për Orindën: Ajo është Kisha ime

Turjan Hysko së fundmi ka dhënë një intervisët “The Dalina Show”, në Andale Media, me Dalina Buzin, ku ka folur me sinqeritet për karrierën e tij dhe për marrëdhënine me partneren, Orinda Hutën.

Gjatë bisedës Turjani shprehu dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë ndër këto vite nga bashkëshortja e tij:

“Orinda është qetësia ime, është një grua, e cila ka një fuqi shëruese. Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mund ta kishte zgjedhur jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë”.

Gjithashtu, ai u shpreh në shumë momente në jetë, Orinda ka qenë forca që e ka mbajtur të qëndrueshëm.

“Ndonjëherë madje, fëmija kam qenë unë dhe jo ajo. Në gjithë këtë rritje tonën, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e mbaj gjithçka. Por sa herë që e pyes Orindën për një mendim, nuk kam ndjerë asnjëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon, apo po më krijon ndonjë ngërç që të jem i detyruar të bëhem i ashpër ndaj saj.

Jo në çdo moment të stresit apo dridhjes sime, më ka thënë: ‘Turjan, ti nga një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do ta kthesh në një shtëpi të madhe.’  Ajo është një shtyllë shumë e madhe për mua. Domethënë, është tamam fraza familje. Ajo është kisha ime,” u shpreh Turjani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles